Ndërkohë që sezoni veror shënon pikun e tij plazhet e vendit janë të mbipopulluara nga pushuesit. Një ndër zonat më të preferuara mbetet plazhi i Shëngjinit, ku numri i pushuesve është dyfishuar.
Turistë nga rrethe të ndryshme të vendit por edhe nga Shqipëria e Maqedonia kanë zgjedhur pikërisht Shëngjinin për të kaluar pushimet qoftë edhe në një fundjavë. Vetë pushuesit shprehen se kanë zgjedhur këtë plazh jo vetëm për bukurinë, pastërtinë, por edhe për qetësinë që e karakterizon.
Shengjin, dyfishohet numri i turisteve
“Është viti i pestë që bëj pushimet në Shëngjin. Këtu është shumë mirë, ia kalojmë shumë mirë me familjen. Cdo vit gjejmë ndryshime për mirë”, shprehet një pushues nga Kosova.
Ndërsa një tjetër pushuese po nga Kosova shprehet, “Jam nga Gjakova dhe vij cdo vit në Shëngjin. Banesa është shumë e mirë, rëra e vendi është shumë i mirë”.
Edhe një qytetar nga Prishtina, thotë se e frekuenton Shëngjinin prej 9 vitesh.
Fluksi ditor i pushuesve në plazhin e Shëngjinit varion nga 30 mijë në një ditë të zakonshme deri në 80 mijë në fundjavë. Ndërkohë mësohet se me vënien në funksion të rrugës Durrës-Kukës-Morinë numri i pushuesve, kryesisht kosovarë është rritur me 30%. (Shengjini.com)




