Articles Tagged with: italiane

Pushuesit italianë, të mrekulluar nga bukuritë e plazhit të Shëngjinit


Pushuesit italianë, të mrekulluar nga bukuritë e plazhit të ShëngjinitPushuesit italianë të akomoduar në plazhin e Shëngjinit shprehen mjaft të kënaqur me kushtet e ofruara nga operatorët turistikë. Ata vlerësojnë pastërtinë e plazhit, qetësinë si dhe bukuritë natyrore. “Është një plazh i mrekullueshëm që të fal shumë qetësi të cilën mund ta gjesh vetëm në Shqipëri”. Kështu shprehet një turist italian, i cili këtë vit ka vendosur t`i kalojë pushimet në Shëngjin. Në plazhin ranor që ofron Shëngjini turizmi sa vjen dhe njeh zhvillime akoma më të mëdha. Pastërtia e detit, ajri i pastërt si dhe qetësia që ofron ky plazh përthith çdo vit e më shumë turistë të huaj dhe vendas, të cilët shprehen të kënaqur nga shërbimet e ofruara. Duke nisur që nga baret, restorantet piceritë apo edhe klubet e natës, pushuesit gjejnë në Shëngjin përveç kthjelltësisë së detit, të gjitha kushtet për të kaluar pushime të paharrueshme.

Linja e udhëtarëve nëpërmjet portit të Shëngjinit dhe hapja e autostradës drejt Kosovës i jep një tjetër dimension rajonit të Lezhës si dhe mbarë turizmit në Shqipëri, duke bërë që kjo zonë të marrë një zhvillim të vrullshëm. Njësitë akomoduese, të cilat ofrojnë një shërbim cilësor, shtrihen në një pjesë të madhe të gjatësisë së plazhit. Këto janë ndërtime të viteve të fundit dhe nuk mungojnë baret, restorantet, diskot etj, të cilat plotësojnë më së miri kënaqësitë e turistëve. Me anë të linjës së re të udhëtimit, qyteza e Shëngjinit bëhet një nyjë lidhëse e Europës me Ballkanin, ndërsa shkurton ndjeshëm edhe distancën për qytetarët kosovarë, që kalojnë tranzit nga Shqipëria. / © Shengjini.com /

Filed under : Featured
  • Local Weather

    Monday, Sep 6
    Fair
    Currently: 28˚C
    Feels Like: 28˚ C
    Hi: 28˚, Lo: 16˚
    Fair

    weather feed courtesy of weather.com - thanks!

  • Photo Gallery

    sh1 16133_189479465381_189475120381_3147226_394053_n 4444 16133_190142175381_189475120381_3152078_6908511_n 16133_197238510381_189475120381_3195817_499982_n 16133_193837275381_189475120381_3178011_1812266_n

Find Your Destination

Most Commented Articles

Featured Video

YouTube Preview Image

Photo Gallery