Articles Tagged with: hotele

Plazhi i Shengjinit, i qete dhe i paster


albania09001 300x225 Plazhi i Shengjinit, i qete dhe i paster

Shengjini, sa plazh i qete dhe i paster

Rrefime Turistike: Mbase ju kujtohem. Disa kohe me perpara kisha pyetur nese ishte e mundur te shetisje Shqiperine me disa miq te huaj ne qetesi dhe pa probleme meqenese une vete kisha kohe pa ardhur. Dhe ja me ne fund u be nje jave qe sapo kemi arritur dhe me gjithe grupin u vendosem ne nje nga plazhet me te pastra (sic me kishin sugjeruar) ne Shqiperi, Shengjini.

Dhe me te vertete, cdo dite qe kaluam ne kete plazh ishte nje mrekulli. Sapo mberritem te hapeshin mushkerite me eren e detit dhe te pishave. Bashke me miqte e mi u drejtuam ne nje nga hotelet e shumta qe jane ndertuar dhe per nje cmim shume te aresyeshem, 250 mije leke per dhjete dite, gjetem dhoma fantastike me ajer dhe drite me pamje nga deti ku te ze gjumi me zhurmen e dallgeve dhe zgjohesh me qetesine e madhe te plazhit.

Rera shume e paster dhe e nje cilesie te vecante – kokerrmadhe – restorantet simpatike  dhe mbi te gjitha ajo qe nuk ishte - zhurma e tmerrshme e plazheve te mbipopulluar – na  bene te shplodhemi fare dhe kemi kaluar dite shume te bukura. Ne fakt  akoma pak heret per te bere kamping dhe shume refugjate te zones  malesore et kosovare megjithese dhe makinat me targat e Tiranes nuk ishin me pak.

Bashkia e Lezhes kishte angazhuar njerez qe kalonin here pas here (cdo gjysem ore) per te mbledhur plehrat dhe Koshat e plehrave i gjen cdo 50 metra. Nga ana tjeter rruget e ndertuara mire te krijonin mundesine de shkoje dhe te vije (furgona cdo 5 min -50 leke per persone)ne qytetin e lezhes ku ishin ndertuar shume bare dhe lokale te lezetshme prane lumit Drin. Neser leme Shengjinin dhe nisemi per Durres. Doja te ndaja keto pershtypje te mira me ju,  mendoj se Shengjini per kete vere e kalon proven e nje plazhi me standart te pranueshem ku virgjeria e natures akoma eshte e dukshme dhe gershetohet brishtesiht me ndertimet e reja te sapo bera. Per momentin nuk mundem te nis foto por ju premtoj qe nuk do te vonojne. (nga kaltra) / © Shengjini.com /

Filed under : Featured

Shengjini, vlerat turistike


3537292538 7c3427833c o 300x199 Shengjini, vlerat turistike

Shengjini: Vlera Turistike

Ne Shengjin vihet per diellin, per detin e reren, per bukurite e rralla, qe natyra u ka dhuruar banoreve mikprites e te shoqerueshem.

Rripi i gjere i reres se paster, nga njera ane kufizohet me detin dhe nga ana tjeter me pyllin e rralle me pisha e drure te tjere. Nje rrip i ngushte rere me bimesi, ndan ujrat e cekta bregdetare me lagunat.

Shengjini, vlerat turistike

Ne plazhin e Shengjinit dhe te Kunes, pushuesit gjejne hotele, restorante e mjedise te tjera, te ngritura ne pershtatje me kushtet dhe traditat e zones, por edhe shtepi tradicionale, me kopshte dhe lulishte te bukura. Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kerkeses. Mbizoterojne prodhimet e detit, shpendet e eger dhe mishi i zgares. E, mbi te gjitha, sherbimi i standarteve bashkekohore.

Shengjini si nyje e rendesishme transporti, qe nga kohet e lashta, ka pritur e percjelle shume udhetar e vizitore, vendas dhe te huaj.  Ndersa turizmi masiv u zhvillua vetem ne fillim te viteve ‘60 te shek.XX, kur filluan ndertimet ne plazhin e Shengjinit, i cili kishte kushte dhe mundesi per te pritur nje numer te madh pushuesish.

Gjuetia turistike
Shengjini, per vete kushtet qe ka, ofron si te vecante edhe gjuetine ne Rezerva te posacme, si dhe peshkimin me natyre sportive, por edhe per biznes, kryesisht ne det, si dhe ne ujrat e lagunave te Kenalles, Kunes, Merxhanit e Vain.
Shoqata e Gjuetareve te Lezhes ka krijuar mardhenie te rregullta me shoqata gjuetaresh te vendeve fqinje, te cilet frekuentojne gjithnje e me shpesh Shengjinin, gje qe tregon se kjo forme e turizmit eshte nje mundesi tjeter per zhvillimin e kesaj zone me tradita ne kete fushe. / © Shengjini.com /

Filed under : Slideshow

Italianet, te mrekulluar nga plazhi i Shengjinit


a 292 300x224 Italianet, te mrekulluar nga plazhi i ShengjinitPushuesit italianë të akomoduar në plazhin e Shëngjinit shprehen mjaft të kënaqur me kushtet e ofruara nga operatorët turistikë. Ata vlerësojnë pastërtinë e plazhit, qetësinë si dhe bukuritë natyrore. “Është një plazh i mrekullueshëm që të fal shumë qetësi të cilën mund ta gjesh vetëm në Shqipëri”. Kështu shprehet një turist italian, i cili këtë vit ka vendosur t`i kalojë pushimet në Shëngjin.

Në plazhin ranor që ofron Shëngjini turizmi sa vjen dhe njeh zhvillime akoma më të mëdha. Pastërtia e detit, ajri i pastërt si dhe qetësia që ofron ky plazh përthith çdo vit e më shumë turistë të huaj dhe vendas, të cilët shprehen të kënaqur nga shërbimet e ofruara. Duke nisur që nga baret, restorantet piceritë apo edhe klubet e natës, pushuesit gjejnë në Shëngjin përveç kthjelltësisë së detit, të gjitha kushtet për të kaluar pushime të paharrueshme.

Linja e udhëtarëve nëpërmjet portit të Shëngjinit dhe hapja e autostradës drejt Kosovës i jep një tjetër dimension rajonit të Lezhës si dhe mbarë turizmit në Shqipëri, duke bërë që kjo zonë të marrë një zhvillim të vrullshëm. Njësitë akomoduese, të cilat ofrojnë një shërbim cilësor, shtrihen në një pjesë të madhe të gjatësisë së plazhit.

Këto janë ndërtime të viteve të fundit dhe nuk mungojnë baret, restorantet, diskot etj, të cilat plotësojnë më së miri kënaqësitë e turistëve. Me anë të linjës së re të udhëtimit, qyteza e Shëngjinit bëhet një nyjë lidhëse e Europës me Ballkanin, ndërsa shkurton ndjeshëm edhe distancën për qytetarët kosovarë, që kalojnë tranzit nga Shqipëria. / © Shengjini.com /

Filed under : Featured

Shengjini, relaks i vertete


a 345 300x225 Shengjini, relaks i verteteDeti e kthjellët, rëra e zezë dhe nxehtë, pylli me pisha përreth që të ndjell freski, kjo është pamja që të ofron Shëngjini sot. Ngadalë ka marrë përvijimin e një plazhi popullor, mbushur me lokale dhe hotele të të gjitha kategorive dhe cilësive. I preferuar shumë, jo vetëm nga banorët e viseve përreth, por dhe ato të kryeqytetit e më gjerë, të cilët preferojnë të “marrin rrugën” drejt këtij bregu, ndoshta pak më të largët, po që për hir të së vërtetës të ofron më shumë pastërti sesa plazhet e tjera. Duke përfituar dhe nga infrastuktura e mirë e rrugëve në këtë zonën, Shëngjini është gjithmonë e më komod dhe i pëlqyer për të kaluar këto ditë të nxehta vere.

Lokalet
Një mori lokalesh e restorantesh kanë marrë formë tashmë në bregun e Shëngjinit. Ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet, si bar për t’u freskuar ose për të pirë një kafe, restorant për të shijuar prodhimet e mrekullueshme të detit, e deri në orët e mbrëmjes, ku pushuesit mund të argëtohen me muzikë “live”, një risi, kjo shumë i përhapur kohët e fundit në vendet bregdetare.

Laguna e Kune-Vain
Po të vazhdosh rrugën përgjatë bregdetit të Shëngjinit, duke u futur mes pishave, do të shfaqet përpara laguna e Kune-Vain. Një “pjesëz” e qetë dhe më pak e populluar, ku uji bëhët gjithmonë e më e kthjellët dhe rëra gjithmonë e më e pastër. Ku mund të shijosh plot liri natyrën dhe gjithçka që ajo ofron. Ora kalon pa u ndier në këtë vend kaq paqësor. / © Shengjini.com /

Filed under : Featured
  • Local Weather

    Monday, Feb 6
    Mist
    Currently: 5˚C
    Feels Like: 5˚ C
    Hi: 10˚, Lo: 1˚
    Mist

    weather feed courtesy of weather.com - thanks!

Find Your Destination

Most Commented Articles

Featured Video

0 Shengjini Beach

Photo Gallery