Shengjini, vlerat turistike



Filed under : Slideshow
3537292538 7c3427833c o 300x199 Shengjini, vlerat turistike

Shengjini: Vlera Turistike

Ne Shengjin vihet per diellin, per detin e reren, per bukurite e rralla, qe natyra u ka dhuruar banoreve mikprites e te shoqerueshem.

Rripi i gjere i reres se paster, nga njera ane kufizohet me detin dhe nga ana tjeter me pyllin e rralle me pisha e drure te tjere. Nje rrip i ngushte rere me bimesi, ndan ujrat e cekta bregdetare me lagunat.

Shengjini, vlerat turistike

Ne plazhin e Shengjinit dhe te Kunes, pushuesit gjejne hotele, restorante e mjedise te tjera, te ngritura ne pershtatje me kushtet dhe traditat e zones, por edhe shtepi tradicionale, me kopshte dhe lulishte te bukura. Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kerkeses. Mbizoterojne prodhimet e detit, shpendet e eger dhe mishi i zgares. E, mbi te gjitha, sherbimi i standarteve bashkekohore.

Shengjini si nyje e rendesishme transporti, qe nga kohet e lashta, ka pritur e percjelle shume udhetar e vizitore, vendas dhe te huaj.  Ndersa turizmi masiv u zhvillua vetem ne fillim te viteve ‘60 te shek.XX, kur filluan ndertimet ne plazhin e Shengjinit, i cili kishte kushte dhe mundesi per te pritur nje numer te madh pushuesish.

Gjuetia turistike
Shengjini, per vete kushtet qe ka, ofron si te vecante edhe gjuetine ne Rezerva te posacme, si dhe peshkimin me natyre sportive, por edhe per biznes, kryesisht ne det, si dhe ne ujrat e lagunave te Kenalles, Kunes, Merxhanit e Vain.
Shoqata e Gjuetareve te Lezhes ka krijuar mardhenie te rregullta me shoqata gjuetaresh te vendeve fqinje, te cilet frekuentojne gjithnje e me shpesh Shengjinin, gje qe tregon se kjo forme e turizmit eshte nje mundesi tjeter per zhvillimin e kesaj zone me tradita ne kete fushe. / © Shengjini.com /

4 comments to “Shengjini, vlerat turistike”

  1. Elidona says:

    Shengjini eshte nje nga perlat me te bukura ne Shqiperi, une kam kaluar pushimet vjet ne Gusht me familje dhe jemi kenaqur shume shume..

  2. Albani Gjilan says:

    Shengjini dhe bukurit e tij jan shume joshese gje qe eshte nje vend ku Turistet shume shpejt adaptohen sikur me natyren qe i rrethon po njeashtu edhe me mikepritjen qe ofrojn vendasit dhe Plazhet e qeta dhe posaqerisht pastertija e reres dhe ambientit aty pereth.
    Une kam qene per heren e par me familjen time vitin e kaluar ne 2010 kam kaluar aq mire sa qe nuk e kam menduar se do ta gjej nje vend aq te qete dhe aq ngrohes sikur eshte Shengjini,nese dikush don te pushoj e te bej pushime siq i ka hije ateher vendi ideal simbas mendimit tim dhe kushteve siq i kemi ne ne Kosove eshte Shengjini.

  3. Adoni Peje says:

    Valla mu knaq ne shengjin mezi po priti me ardhen koha e me tu shkri hahahaha klm pershendetje byeeeee

  4. Nje nga plazhet me te bukura te Shqiperis

Leave a reply


*

  • Local Weather

    Sunday, May 20
    Fair
    Currently: 10˚C
    Feels Like: 10˚ C
    Hi: 25˚, Lo: 14˚
    Fair

    weather feed courtesy of weather.com - thanks!

Find Your Destination

Most Commented Articles

Featured Video

Photo Gallery