Shengjini tashmë është zgjuar tërësisht nga përgjumja dimërore dhe këto ditë bregdeti është gjallëruar nga pushues të shumtë.
Kushtet atmosferike kanë favorizuar mbërritjen e pushuesve në bregdetin e Shëngjinit, si një ndër më të frekuentuarit si nga pushues vendas, ashtu edhe nga Kosova si edhe turistë të huaj.
Shengjini nder plazhet me te frekuentuara
“Shëngjini është vend i pastër, plazhi është i pastër, cmimet janë të mira, pritja e mirë, të gjitha janë super”, shprehet një pushues kosovar.
Ndërkohë pushuesit vendas kanë vlerësuar ndryshimet rrënjësore të bëra në Shëngjin.“Kushtet sa vijnë e përmirësohen, është gjithcka më e pastër. Nga viti në vit vijmë me kënaqësi tjetër, provon gjëra më të reja”, thotë një pushuese.
Në plazhin e Shëngjinit, statistikave zyrtare numri i pushuesve në ditët e zakonshme arrin në 20 mijë, e ndërsa në fundjavë deri në 50 mijë pushues. Ndërkohë mësohet se vitin e kaluar me vënien në efiçensë të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, numri i pushuesve kryesisht kosovarë është rritur me 30%.
Ndërkohë të gjitha institucionet rajonale kanë hartuar planet e tyre të masave të detajuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2011, për të garantuar shëndetin dhe jetën e pushuesve dhe turistëve në Lezhë, Shëngjin dhe Tale. (Shengjini.com)



